LAJMI I FUNDIT:

Autografi që i kushtoi 10 milionë euro – Tyson rrëfen se si i theu nofullën tifozit

Autografi që i kushtoi 10 milionë euro – Tyson rrëfen se si i theu nofullën tifozit

Mike Tyson ka thënë se në të kaluarën i kishte paguar një tifozi plotë dhjetë milionë euro për shkak se i kishte thyer nofullën pas një argumenti për autograf.

‘Iron Mike’ është njëri ndër boksierët më të mirë në histori të boksit, mirëpo që ishte gjithmonë temperament.


Tifozët ishin gjithmonë të ngazëllyer sa herë që e takonin atë, dhe Tyson e ka pranuar se atij i kushtoi shumë kjo gjë.

Duke folur në një intervistë për Hotboxin, 54-vjeçari ka rrëfye se si i kishte thyer nofullën një tifozi për një autograf.

“Unë isha ai tipi temperament. Kam goditur një tifoz që më kërkonte vazhdimisht autografe”, ka thënë legjenda e boksit.

“Nuk isha në dijeni se i kisha thyer nofullën. Fillova t’i nënshkruaja ato autografe, mirëpo më pas u dasht të nënshkruaja edhe një çek prej dhjetë milionë eurove”.

“Unë as që kisha parë një gjë të tillë, mirëpo pranova që të paguaja dhjetë milionë euro, në mënyrë që t’i qetësoja mediat”, ka shtuar më tej Tyson.

Tyson vazhdon të jetë i famshëm dhe e njëjta gjë i ndodh edhe në këto ditë me autografe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori