LAJMI I FUNDIT:

“Jankulloska e dinte se do të përfundojë në burg”, aktualizohet “bomba” me Zoran Stavrevskin

“Jankulloska e dinte se do të përfundojë në burg”, aktualizohet “bomba” me Zoran Stavrevskin

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka përfunduar në burgun e Idrizovës, ku do ta vuajë dënimin prej katër viteve burg.

Ajo është dënuar në rastin e nisi ish-PSP-ja “Tanku”, për blerjen e një makine luksoze nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.


Ndërsa mediumet kanë ri-publikuar një “bombë”, në të cilën dëgjohet Jankulloska, duke biseduar me Zoran Stavrevskin.

Gordana Jankulloska dërgohet në burgun e Idrizovës
Lexo po ashtu Gordana Jankulloska dërgohet në burgun e Idrizovës

Ajo i thotë se “siç kanë nisur punët, të gjithë do të përfundojnë në burg”.

Kjo bisedë akoma është në Youtube, ndërsa është publikuar nga LSDM-ja para disa viteve.

Ndryshe, Jankulloska në rastin “Tanku” fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, por Gjykata e Apelit ia uli në katër./Telegrafi/