LAJMI I FUNDIT:

Animacioni tronditës tregon se si Antarktida “mund të dalë nga poshtë akullit”, nëse ngrohja globale vazhdon

Animacioni tronditës tregon se si Antarktida “mund të dalë nga poshtë akullit”, nëse ngrohja globale vazhdon

Shkencëtarët kanë lëshuar një animacion tronditës kompjuterik që tregon Antarktidën “që del nga poshtë akullit të saj” për shkak të shkrirjes që lidhet me rritjen e temperaturave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit nga Instituti Postdam për Kërkimet rreth Ndikimit të Klimës thonë se sa më ngrohtë, aq më shpejt akulli do të shkrihet dhe mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të niveleve të detit.


Ekipi nuk ka vendosur një shkallë kohore në parashikimet e tyre, por disa ekspertë sugjerojnë që i gjithë kontinenti do të jetë pa akull brenda 150,000 vjetëve nëse asgjë nuk ndryshon.

Dhe videoja tronditëse tregon zhdukjen e shpejtë të parashikuar të shtresës së akullit ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten – sa më shumë të rriten, aq më shumë akull zhduket.

Madje edhe ngritjet e vogla të temperaturave mund të kenë një ndikim të madh – por një rritje prej më shumë se 7.2°F mbi nivelet para-industriale – dyfishi i objektivit aktual minimal – do të shihte një rritje të nivelit të detit 20 metra.

Kjo do të kishte një ndikim shkatërrues në vendet e ulëta, si dhe qytete si Londra, Tokio dhe New York, pretendojnë studiuesit.

Një studim i fundit i KB zbuloi se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e Marrëveshjes së Parisit për të parandaluar rritjen e temperaturave mesatare globale me 2.7°F, duke pretenduar se ka një në katër mundësi që temperaturat të tejkalojnë atë nivel të paktën një herë në pesë vjetët e ardhshme.

Animacioni shqetësues kompjuterik thuhet se tregon se si Antarktida do të bëhet e gjelbër dhe tokësore nëse humbet “fletën e saj të akullit” – diçka që nuk është parë për miliona vjet.

Që Antarktida të bëhet plotësisht pa akull, temperaturat globale do të duhet të rriten mbi nivelet para-industriale me një mesatare globale prej 23.8°F.

Gjithsesi, Andrew Shepherd, Drejtor i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Universitetin e Leeds, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se ky nuk ishte një skenar që ne ka gjasa të shohim së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori