Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur një 13-vjeçar që vuan nga autizmi, qëllohet me armë nga policia amerikane.
E ëma e Linden Cameron nga Salt Lake në Utah, i kishte telefonuar policisë për ta ndihmuar për ta dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve mendore, transmeton Telegrafi.
E kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaq zyrtarët policorë duke e ndjekur me të mbërritur në shtëpinë e tij, ku edhe dëgjohen duke e urdhëruar që të shtrihet në tokë.
Linden ishte rrëzuar në tokë pas një sërë të shtënash me armë, madje dëgjohej duke bërtitur “nuk po ndihem mirë”. Megjithatë, për fat të mirë ai ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime trupore siç janë kockat e thyera.
Nëna e tij Golda Barton, kishte paralajmëruar policinë se i biri i saj se po të njëjtën ditë kishte pasur revole dhe e kishte kërcënuar me vrasje një bashkëpunëtor të saj, të cilit ia theu edhe dritaren e shtëpisë.
Ajo madje u kishte thënë zyrtarëve policorë se ishte e bindur se bëhet fjalë për revole lodër apo me gaz. Thjesht kërkonte që ai të hospitalizohej dhe të merr ndihmën që kishte nevojë si pasojë e probleme mendore.
Por policët pretendojnë se i riu kishte pasur qasje në revole të vërtetë siç mund të shihet në video. E Barton insiston se djali i saj ishte shqetësuar në momentin që e kishte parë policinë.
“Sapo sheh distinktivin e policisë ai me automatizëm mendon se do ta vrasin dhe duhet të mbrohet në njëfarë mënyre”, ka shtuar ajo.
Videoja është bërë publike me urdhër të autoriteteve përkatëse për të qartësuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe