LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon COVID-19 te femrat me kancer të vezoreve?

Si ndikon COVID-19 te femrat me kancer të vezoreve?

Nevojiten më shumë kërkime para se shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë se si COVID-19 prek femrat me kancer të vezoreve

Sipas hulumtimit të hershëm të përpiluar nga Shoqata Amerikane e Klinikave Onkologjike, femrat me kancer në përgjithësi duket se janë në rrezik të madh për zhvillimin e COVID-19.


“Në përgjithësi, pacientet me kancer ndoshta kanë një rrezik më të lartë, veçanërisht ato që janë në terapi, si kimioterapia, për shembull, thotë Dr. Nita Karnik Lee, MPH, onkologe, profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në ‘University of Chicago Medicine‘, në Illinois, tha për Healthline, transmeton Telegrafi.

Kanceri ose trajtime të caktuara të kancerit gjithashtu duket se rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e ndërlikimeve potencialisht kërcënuese për jetën nga COVID-19.

“Pacientët, doktorët e të cilëve paralajmërojnë për vlerat e ulëta të gjakut ose gjëra të tilla, do të jenë përgjithësisht me imunitet të lëkundur“, theksion Lee.

Shumë femra me kancer të vezoreve janë gjithashtu mbi moshën 65 vjeç, që konsiderohet si një grup-moshë me rrezik të lartë nga COVID-19.

Kanceri i vezoreve është një nga llojet më agresive, kjo pasi krijimi i qelizave anormale në pjesën e qafës së mitrës nuk shoqërohet me asnjë simptomë që sëmundja të kuptohet herët.

Simptomat e sëmundjes mund të fillojnë shumë herët dhe me shenja klinike që zor se mund të jenë specifike për këtë lloj patologjie, si për shembull gjakderdhje vaginale, urinim i shpeshtë, dobësi e përgjithshme, rënie të oreksit, shenja që i gjejmë mjaft shpesh edhe në sëmundje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Kalo në kategori