Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar trajtimin e pikave të marrëveshjes së Washingtonit, të nënshkruar më 4 shtator nga Kosova dhe Serbia.
Deputeti i këtij subjekti, Hajrulla Çeku ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka sjellë një rrezik të ri kur është pajtuar për pikën lidhur me Kishat Ortodokse.
“Z.Hoti e kishim paralajmëruar në seancë kohë më parë dhe e kishim pyetur se cili është plani tij për ta kundërshtuar këtë pikë, dhe qëllimin tonë të mirë për të kontribuuar ai e pati cilësuar si hipotezë dhe teori të paqëndrueshme e tani na ka sjellë një rrezik të ri që po e trason rrugën drejt eksterritorialitetit për Kishat Ortodokse”, ka thënë Çeku gjatë një konference për media.
Deputeti ka thënë se delegacioni i Kosovës ka udhëtuar në Washington pa asnjë përgatitje dhe pa asnjë kërkesë, dhe se dëshmi për këtë është se asnjë nga pikat e dokumentit të Washington dhe zotimet që i ka nënshkruar kryeministri Hoti nuk janë kërkesë paraprake e delegacionit të Kosovës, shkruan Telegrafi.
“Në këtë mënyrë ata kanë pranuar të gjitha kërkesat e Serbisë, e një nga këto pika është që lidhet me liritë fetare dhe mbrojtjen e kishave. Zotimi i Hotit për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe kushtetuese pasi që Kosova e ka të sanksionuar qartë sesi i zbaton vendimet e veta të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur nevojë që për çështjet e natyrës kushtetuese të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese të ketë diskutime ndërkombëtare e politike, aq më pak përball Serbisë”, ka thënë Çeku.
Çeku ka shtuar se Kishat Ortodokse në Kosovë gëzojnë të drejtat e avancuara mbi territorin dhe pronën e tyre, që janë të kodifikuara si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjet e vendit.
“Kisha Ortodokse serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për fat të keq kjo kishë kërkon zbatim të njëanshëm të Kushtetutës. Ajo çfarë ne parashtrojmë si pyetje është se çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse serbe, a është ky paralajmërim se po hapet Plani i Ahtisarit. Hoti nuk po na tregon se cila ka qenë përgjigja që kanë dhënë në takime, e as çfarë do të jetë përgjigja në takimet e radhës sepse kjo temë do të jetë temë diskutimi në procesin e dialogut”, u shpreh deputeti Çeku.
Ai theksoi se duke pranuar tema të tilla, delegacioni ka pranuar se ka probleme që duhet të zgjidhen lidhur me pronën dhe garancitë për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë.
Çeku theksoi se në dialog me Serbinë duhet të kërkojnë që artefaktet e grabitura të Muzeut të Kosovës të kthehen në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker