LAJMI I FUNDIT:

Lajmi i vitit 1934, për doktorimin e Mitrush Kutelit në Bukuresht

Lajmi i vitit 1934, për doktorimin e Mitrush Kutelit në Bukuresht
Amaneti i Kutelit, për gruan, fëmijët, shqiptarët: Ta doni vendin dhe gjuhën, gjer në vuajtje
Lexo po ashtu Amaneti i Kutelit, për gruan, fëmijët, shqiptarët: Ta doni vendin dhe gjuhën, gjer në vuajtje

Nga: Kristaq Jorgo

Në një dosje të Arkivit të Largush Poradecit (me kupyra gazetash të mbledhura plot kujdes nga Mjeshtri dekada me radhë) e që me bujari më vuri në dispozicion bija e Poetit, Marie Lasgush Poradeci, gjendet dhe njoftimi i gazetës “Shqipëria e Re” (Bukuresht, 10 mars 1934) mbi doktorimin e Dhimitër Paskos – Mitrush Kutelit. Duke e falenderuar me mirënjohje znj. Marie, e sjell më poshtë tekstin integral bashkë me foton shoqëruese.

***


Z. Dhimitri Pasko, Doktor “Magna Cum Laude” i Akademisë të Studimeve të Nalta Tregëtare dhe Industriale të Bukureshtit

Bashkëpunëtori ynë i çquar i pjesës ekonomike dhe letrare (M. Kuteli) Zoti Dhimitri Pasko shkoj me sukses të math provimin për doktoratë në shkencat ekonomike dyke prezantuar si tezë: “Sistemet e bankave të emisionit të shteteve të Ballkanit.”

Komisioni i provimit nënë kryesinë e Z. Prof. Viktor Slavesku, Ministër i Financavet ishte i përbërë prej Z. Z. I. Rădukanu, ish-Ministër dhe Rektor i Akademisë, Gj. Tashkë, ish-Rektor dhe Ministrë, Stănescu dhe Stoicovici, sekretar i përgjithëshmë i Odës Tregëtare në Bukuresht.

Në bazë të përgjigjeve të dhëna si dhe të tezës, e dekllaroj Z. Dhimitri Pasko, Doktor Magna cum laude.

Komisioni e përgëzoi bashkatdhetarin tonë për tezën që prezantoj, veprë kjo me vlerë shkencëtare tepër të shënuar si dhe për stilin poetik me të cilin është shkruar teza.

Është për të shënuar se në 20 vjet që kur është themeluar Akademia, Z. Dh. Pasko është i 38-ti që merr titullin e Doktorit, por me mencionin [vlerësimin, cilësimin] e Z.-tij nuk ka më tepër se 10 veta. Të gëzuar tepër për suksesin e bashkatdhetarit t’onë, sukses që nderon emërin shqipëtar, dyke i dërguar urimet t’ona i dëshirojmë një karierë të shkëlqyer. (sic.) /“Shqipëria e re”, 10 mars 1934/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Kulture
Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
OFELIA

OFELIA

Poezi
Kalo në kategori