LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje mes MKRS-së dhe Institutit Albanologjik për promovimin e trashëgimisë kulturore

Marrëveshje mes MKRS-së dhe Institutit Albanologjik për promovimin e trashëgimisë kulturore

Në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti Albanologjik sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se bashkëpunimi do të jetë për promovimin e trashëgimisë kulturore. Ajo po ashtu është shprehur se marrëveshja nuk do të mbetët vetëm në letër, por që do të shfrytëzohen të gjitha kapacitet që të ruhet trashëgimia kulturore.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka thënë se prej kohësh janë në pritje të kësaj marrëveshje.