LAJMI I FUNDIT:

Thënie latine: Anija me shumë kapitenë, shpesh është në rrezik ta humbasë drejtimin!

Thënie latine: Anija me shumë kapitenë, shpesh është në rrezik ta humbasë drejtimin!
Ilustrim

• Burrat mendojnë thjesht me trurin e tyre, gratë mendojnë vetëm me nervat e tyre dhe shumë rrallë me zemrat e tyre.

• E madhe është fuqia e ndershmërisë saqë edhe armikun e ndershëm e nderojmë.


• E shkruara mbetet, fjalët i merr era.

• E vërteta është një gjellë e cila s’i pëlqen askujt.

• Edhe ligji skuqet (nga turpi) kur fëmijët i rrahin prindërit e tyre.

• Edhe pasi të shërohet plaga, mbetet vraga.

• Është bukuri të takosh njeriun që nuk lëvdohet.

• Dy herë ngadhënjen ai që e zotëron veten e tij.

• Dyshimi është babai i zgjuarsisë.

• Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

• Dhurata nuk matet me vlerë, por me dhuruesin.

• E drejta dhe mirësia janë ligji i lartë.

• Duhet jetuar jo pse të pëlqen, por pse duhet.

• Duke dhënë mësim ne mësojmë.

• Duke heshtur askush s’gabon.

• Duroje ligjin që e ke sjellë vet.

• Dëgjo, shiko dhe hesht, nëse dëshiron të jetosh në rehati.

• Dëshiron të flasësh? Më parë mëso të heshtësh.

• Dimë aq sa mbajmë mend,

• Diskutimi i tepruar e errëson të vërtetën.

• Dituria është më e mirë se pasuria ngase kur pasuria humbet, dituria mbetet.

• Dora e cila jep gjithnjë është mbi atë e cila merr.

• Çfarë ka qënë jeta, e tillë do të jetë edhe vdekja.

• Çka bëhet shpejt, zhduket shpejt.

• Çfarëdo që të punosh, punoje me zell.

• Çka i ka hije Jupiterit, s’i ka hije kaut (çdo gjë s’është për të gjithë).

• Çmoje trungun për pemë e jo për gjethe.

• Borxhi të shqetëson dhe ta merr jetën para kohe.

• Çdo dëshirë e fshehur shihet në fytyrë.

• Çdo gjë e tepërt, qoftë edhe shumë e mirë, dëmton.

• Çfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lëvdohet, e meriton të jetë i lavdëruar.

• Barazia është pjesa më e rëndësishme e drejtësisë.

• Bashkëshortësia pa fëmijë është si dita pa diell.

• Bëhuni të rreptë ndaj vetvetes, ndërsa të mëshirshëm ndaj të tjerëve.

• Borxhi pa afat dhe pa kushte, është borxh i menjëhershëm.

• Askush nuk është i dijshëm nëse nuk është i durueshëm.

• Asnjë ditë nuk është e gjatë, për atë që punon.

• Asnjë ligj nuk është mjaft i përshtatshëm për të gjithë.

• Asnjë moshë nuk është e madhe për të mësuar.

• Ashtu si pika gërryen gurin, jo me forcë, po pa pushim, ashtu dhe njeriu bëhet i ditur, jo me forcë, por veç me mësim.

• Atdheu duhet të jetë më i shtrenjtë se vetë jeta.

• Ajo që bëhet nga pamaturia e vrazhdë, është e njëjtë me atë që bëhet me qëllim.

• Ajo që u fillua me vështirësi në nisje, ia vlen të kujtohet.

• Ajo që nuk ishte sot, nuk do të jetë nesër.

• Anija me shumë kapitenë, shpesh është në rrezik ta humbë drejtimin.

• Ardhmëria parashikohet në bazë të së tanishmes.

• Arsyeja dhe autoriteti janë dy drita më të shkëlqyeshme në botë.

• Asgjë nuk është fisnike nëse nuk është e drejtë.

• Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua.

• Asgjë s’është më e ëmbël se drita e së vërtetës.

• Ai që di të premtojë shumë, e gëzon të marrin.

• Ai që e shfrytëzon të drejtën e vet, askujt nuk i bën padrejtësi.

• Ai që imponohet të na jetë mik, jo gjithmonë është i denjë për miqësi.

• Ai që ndalon padrejtësinë është i nderuar dy herë, ai që nuk e bën një herë.