LAJMI I FUNDIT:

Udhëtuan, panë dhe fituan në Rumani – Shkëndija kalon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës

Udhëtuan, panë dhe fituan në Rumani – Shkëndija kalon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës

Shkëndija është bërë skuadra e parë shqiptare që kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Skuadra tetovare ka arritur një fitore jashtëzakonisht të madhe në udhëtim te Botosani rumun 0-1.


Kuqezinjtë vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi me një gol fantastik.

Ishte sulmuesi Besart Ibrahimi që shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga këndi i vdekur, gol në stilin e të madhit Marco Van Basten për 0-1.

Me epërsinë minimale të Shkëndijës u mbyllen edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë vendasit morën iniciativën dhe dominuan skuadrën shqiptare.

Mesfushori Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të dhe u përjashtua nga loja.

Përkundër se me një futbollist më pak në fushë, Shkëndija arriti ta mbrojë epërsinë deri në minutën e 95-të.

Kështu të besuarit e Ernest Gjokës morën një fitore të madhe duke kaluar në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Në rrethin tjetër, Shkëndija do të jetë nikoqir i fituesit të duelit Lokomotiva Plovidiv – Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori