LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje e kryer: Milik te Roma, Dzeko te Juventusi

Marrëveshje e kryer: Milik te Roma, Dzeko te Juventusi
Arkadiusz Milik, Edin Dzeko (Foto: Instagram/skysport)

Sky Sport Italia raporton se Roma, Napoli dhe Juventusi, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimet e Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko.

Sulmuesi polak në sezonin e ri do të luajë në Stadio Olimpico, kurse sulmuesi boshnjak në Allianz Stadium.


Dzeko tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juven me përfitime vjetore prej 7.5 milionë eurosh plus bonuset, ndërsa transferimi do të kushtojë 15 milionë euro.

Edin Dzeko (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Milik ka pritur deri në momentin e fundit për veprimin e Zonjës së Vjetër, sepse e dëshironte kalimin në kampioni.

Por, meqë atje ka shkuar Dzeko, polaku fillimisht do ta zgjatë kontratën me Napolin deri në vitin 2022 dhe pastaj do të huazohet te Roma me obligim blerjeje për një total prej 18 milionë eurosh dhe shtatë milionë të tjera në formë bonusesh.

Arkadiusz Milik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja ndërmjet tri klubeve është arritur dhe do të kompletohet deri në fundjavë. Ekzaminimet mjekësore janë caktuar për të premten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori