Kompanitë prodhuese luajnë rol kyç në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa koha e pandemisë COVID-19 ka krijuar mundësi të reja për depërtim të produkteve vendore në tregje ndërkombëtare, e megjithatë përkrahja nga ana e Qeverisë ndaj këtij sektori mbetet shumë e nevojshme.
Këto u thanë mes të tjerash në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku bashkë me prodhuesit vendas u diskutua mbi gjendjen e sektorit të prodhimit.
Sami Dida, kryeshef ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të kabllove Proton Cable, tha se situata e krijuar me pandeminë ka ndikuar shumë në aktivitetin e kësaj ndërmarrjeje, derisa përmendi se në mënyrë zinxhirore janë afektuar pothuajse të gjitha industritë.
Sipas tij, njëri nga problemet më madhore me të cilin janë ballafaquar ka qenë rritja e çmimit të lëndës së parë në një kohë kur shitjet janë në rënie. Dida theksoi se Qeveria e Kosovës gjithsesi ka një rol për të luajtur në ndihmë ndaj kompanive prodhuese, ku tha se me disa pika shumë të thjeshta siç është përgjysmimi i TVSH-së mund të ndikojë pozitivisht në sektorin e prodhimit duke mundësuar avantazhe konkurruese në krahasim me vendet e tjera.
Tutje, ai u shpreh se megjithëse është mirë që Qeveria është fokusuar në ndihmë ndaj sektorit të bujqësisë dhe teknologjisë informative, pjesët e tjera të industrisë janë lënë mënjanë dhe kjo mund të shkaktojë disbalancime në ekonomi.
Ai gjithashtu foli edhe mbi nevojën për kontrollim të mallrave që hyjnë në Kosovë, ku tha se ekzistojnë mallra jashtë standardit që shiten në tregun tonë dhe konkurrojnë në çmim, andaj është e rëndësishme që kjo çështje të adresohet sa më parë.
Kreshnik Jakupaj, përfaqësues nga kompania e prodhimit të letrës higjienike Medruplast theksoi se kjo kompani e ka përballuar pak më lehtë ndikimin e pandemisë meqë kërkesa e madhe për produkte të së njëjtës i ka mundësuar kësaj ndërmarrjeje që të rrisë eksportet.
Megjithatë, sipas tij, mungesa e theksuar e diasporës si dhe sjellja e ndryshuar e konsumatorit për shkak të nevojës së minimizimit të shpenzimeve, dukshëm ka krijuar vështirësi edhe për këtë kompani.
Jakupaj theksoi se shpreson që sa më parë të aprovohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të ndihmohet ekonomia e vendit. Tutje, ai përmendi edhe nevojën për prioritizim të produkteve vendore sidomos në tenderët shtetërorë.
Kujtim Gjevori, kryeshef ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të qeseve Scampa, si dhe njëherë kryesues i Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane foli mbi mundësitë e sektorit të prodhimit për zgjerim jashtë kufijve, sepse sipas tij kjo periudhë ka krijuar nevojën për rritje të diversifikimit të riskut nga kompanitë e huaja, duke hapur rrugë për krijimin e partneriteteve të mundshme me kompanitë kosovare.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për adresim sa më të shpejtë të çështjes së pagesës së TVSH-së për lëndën e parë të blerë brenda vendit, si dhe mungesën e një rregullatori për kontrollimin e vonesave në pagesa.
Gjevori rëndësi të veçantë i dha çështjes së garancionit kreditor tek kompanitë prodhuese, ku theksoi se duhet të parashihet deri në 80 për qind garantim i kredive i dedikuar për prodhues, marrë parasysh kontributin e tyre në ekonominë e vendit.
Gjithashtu ai përmendi mundësitë e krijuar nga marrëveshja për normalizimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa tha se është e domosdoshme që aprovimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të bëhet sa më parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit