Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e cilësoi marrëveshjen e Washingtonit si historike, duke thënë se bazohet në doktrinën e Donald Trump, sipas së cilës, ekonomia mund t’i përmirësojë raportet mes shteteve.
“Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshje historike për vetë vendin ku është firmosur, për vetë praninë e presidentit të SHBA-së në atë akt dhe për një seri faktorësh të tjerë. Natyrisht, ajo marrëveshje kërkon zbatim dhe domosdoshmërisht nuk duhet të pësojë fatin e marrëveshjeve të tjera, por duhet të zbatohet dhe në këtë kontekst nuk them se nuk ka një lloj ndikimi thuajse të sigurt rezultati i zgjedhjeve të nëntorit në SHBA. Marrëveshja bazohet në doktrinën e Donald Trump, sipas të cilit, marrëdhëniet intensive stabile ekonomike ndikojnë në përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve politike. Ky është një leksion i përsëritur me dhjetëra, mos qindra herë, në historinë e marrëdhënieve midis vendeve të paktën në 100 vitet e fundit – dhe në këtë kontekst unë e quaj këtë një hap të padiskutueshëm pozitiv, edhe si ide”, tha Berisha në Klan Kosova.
“Marrëveshja e stabilizimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve përbën kontribut të madh dhe historik në infrastrukturën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis Kosovës dhe Serbisë. Habitem me disa komente të skeptikëve të dobisë së kësaj marrëveshje. Marrëveshja e zbatuar do të thotë Kosova me një infrastrukturë ultra-moderne, do të thotë portet e Shqipërisë absolutisht portet më të rëndësishme të rajonit, ashtu siç janë nga natyra”.
“Ka një element të rëndësishëm për popullin shqiptar. Marrëveshja ka shtruar si pikë kryesore të pagjeturit të cilët janë me mijëra shqiptarë, ndërkohë që Beogradi e ka formuluar një dosje me 300 ose 400 emra pa dokumente, por për mua është tepër e rëndësishme gjetja e atyre që janë zhdukur nga barbaritë serbe që kanë ndodhur në Kosovë”.
Duke folur për pikën 2 të marrëveshjes, e cila parasheh një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në Adriatik, Berisha në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës tha se kjo pikë e marrëveshjes është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe lidhjet e tyre me Evropën Qendrore.
Ai madje tha se për një ide të ngjashme edhe ai kishte lobuar kohë më parë.
“Kur ndërtuam Rrugën e Kombit publikisht dhe privatisht kam lobuar që kjo rrugë të shtrihet Prishtinë-Nish dhe këto janë me dokumente. Që në atë kohë jam përpjekur dhe kam lobuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ka ekzistuar projekti austro-hungarez, i vitit 1917, i lidhjes së Kosovës me hekurudhë me Shqipërinë që kalonte Pejë-Shkodër që edhe sot janë pykat e trajektores së asaj hekurudhe. Unë u përpoqa të gjeja mos kishte ndonjë projekt në arkivat e hekurudhës austriake, por nuk gjeta gjë. Sidoqoftë ajo hekurudhë është rimarrë tani me shumë seriozitet nga Qeveria Hoti, dhe e vërteta është se edhe para Washingtonit kjo qeveri e ka vendosur si çështje kryesore në agjendën e bashkëpunimit me Shqipërinë. Një hekurudhë e tillë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për portet e Shqipërisë”, tha ai.
“Natyrisht është absurde të mendosh se Kosova dhe Shqipëria ndërtojnë një infrastrukturë për të përjashtuar vendet tjera, qoftë edhe Serbinë. Nuk ndodh kjo në botë. Nga kjo hekurudhë dhe nga ky korridor që ndërtojnë Shqipëria dhe Kosova përfitojnë Serbia, Bullgaria, si një pjesë e Hungarisë dhe Rumanisë”.
“Kjo forcon Shqipërinë dhe Kosovën shumë, natyrisht edhe lidhjet e tyre me Europën Qendore bëhen më të fuqishme”, tha Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak