LAJMI I FUNDIT:

Dy laboratorë, një francez dhe një suedez, konfirmojnë helmimin e Alexei Navalnyt me Novichok

Dy laboratorë, një francez dhe një suedez, konfirmojnë helmimin e Alexei Navalnyt me Novichok

Dy laboratorë të pavarur kanë konfirmuar gjetjet gjermane se Alexei Navalny ishte helmuar me Novichok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, laboratorë të veçantë në Suedi dhe Francë gjetën se agjenti nervor sovjetik ishte përdorur për të helmuar liderin rus të opozitës, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.


Z. Navalny, një kritik i hapur i Vladimir Putin, është duke u trajtuar në një spital të Berlinit pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi.

Mostrat e marra nga politikani i opozitës janë dërguar gjithashtu në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë për prova në laboratorët e tyre.

“Pavarësisht nga hetimet e OPCW, tre laboratorë tani kanë identifikuar në mënyrë të pavarur një agjent nervor ushtarak si shkakun e helmimit të Z. Navalny”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Ne përsërisim thirrjen tonë që Rusia të shpjegojë këto ngjarje”.

Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se Z. Navalny – i cili u zgjua nga koma javën e kaluar – ishte helmuar me Novichok.

Ndërkohë në anën tjetër, Rusia ka thënë se nuk kanë të dhëna se Navalny ishte helmuar.

Gjermania ka thënë se helmimi i Z. Navalny ishte një përpjekje për ta vrarë atë dhe ka kërcënuar të braktisë një projekt të përbashkët tubacioni nënujor të gazit me Rusinë nëse Moska nuk bashkëpunon me hetimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori