Lajm bombastik nga Turqia, Dilmen zbulon prapaskenat: PSG është futur në garë për Vedat Muriqin
Vedat Muriqi është shumë afër për ta kompletuar transferimin tek skuadra italiane Lazio.
Pas negociatave të stërzgjatura më në fund është raportuar se ka një marrëveshje mes Fenerbahces dhe klubit italian.
Lazio ka pranuar të paguajë 18 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh, derisa Fenerbahce do të marrë edhe 10% të shumës nga transferimi i ardhshëm.
Por gazetari i famshëm turk, Ridvan Dilmen ka zbuluar një prapaskenë tejet interesante.
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain është futur në garë për transferimin e Vedat Muriqit.
“Unë isha me Vedatin dje dhe ai do të shkojë në Itali në fundjavë”, deklaroi Dilmen duke zbuluar edhe tentativën e PSG-së për të nënshkruar me Muriqin.
“PSG së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar transferimin e tij, ata janë një klub shumë i rëndësishëm”.
“Megjithatë nuk ndodhi asgjë pasi ishte shumë vonë dhe Vedati i kishte dhënë fjalën Lazios”, ka deklaruar Dilmen për televizionin NTV.
Muriqi shkëlqeu në vitin e tij të parë te Fenerbahce, duke shënuar 17 gola e duke dhuruar 17 asistime në 36 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë.
Përveç Lazios, në garë për yllin e Kosovës kanë qenë edhe shumë skuadra tjera të njohura si Napoli, Roma, Fiorentina, Tottenham Hotspur, Leicester City, Brighton apo Rennes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë