LAJMI I FUNDIT:

Reali kontakton me Mahrezin

Reali kontakton me Mahrezin
(Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka kontaktuar me përfaqësuesit e Riyad Mahrez, lidhur me mundësinë e transferimit të futbollistit të Manchester Cityt.

Los Blancos e konsiderojnë anësorin si zëvendësim të Gareth Bale, në rast se arrijnë ta largojnë uellsiani në këtë afat kalimtar.


Lojtari ka marrëveshje me Citizens deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse klubi anglez do ta lejojë largimin e tij, sidoqoftë kampioni spanjoll dëshiron ta ketë si alternativë.

(Foto: Dave Thompson/Pool via Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Florentino Perez nuk do të vazhdojë me bisedime të mëtutjeshme, derisa ta zgjidhë çështjen e Bale.

Real Madridi do të paguajë gjysmën e pagës së Gareth Bale për të lehtësuar rikthimin e tij në Ligën Premier
Lexo po ashtu Real Madridi do të paguajë gjysmën e pagës së Gareth Bale për të lehtësuar rikthimin e tij në Ligën Premier

Anësori i Realit ka edhe dy vite kontratë me klubin dhe nuk planifikon të largohet pa iu paguar paga e plotë. /Telegrafi/