LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi: Nga marrëveshja u hoq pika që ishte për njohjen e Kosovës

​Thaçi: Nga marrëveshja u hoq pika që ishte për njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit marrëveshja është një arritje dhe një fitore e Amerikës dhe çdo fitore e Amerikës sipas tij është fitore e shqiptarëve.


Thaçi pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qënë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.

“Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington”, tha Hashim Thaçi në Top Channel.

A do e nënshkruanit ju këtë marrëveshje?

Thaçi: Formalizimi është një produkt i një procesi që është negociuar prej dy vitesh. Kam diskutuar personalisht edhe me presidentin Trump. Gjërat kanë qenë publike për hekurudhat, autostradës pozicionimin anti -terrorizmit.

Ju vet me 16 pikat që janë në marrëveshje do e nënshkruanit?

Thaçi: Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke.

A është e vlefshëm?

Thaçi: Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun.

Pse jo pika 10?

Thaçi: Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton fiton edhe populli shqiptar?

Kush ju ka kthyer nga rruga?

Thaçi: Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. Dhe politika jo në drejtësi. Kemi një historik të lirisë të Kosovës që lidhet me SHBA dhe rrugën e kanë pre por jo projektin.

A do e pranonit heqjen e pikës 10?

Thaçi: Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshjes mund të mbyllej para dy vitesh,. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori