LAJMI I FUNDIT:

Koeman nuk ndërron mendje, largon nga stërvitja dy yjet e Barçës

Koeman nuk ndërron mendje, largon nga stërvitja dy yjet e Barçës

Ronald Koeman ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Barcelonës.

Tekniku holandez ka marrë besimin e klubit për ta rikthyer Barçën në majat e futbollit evropian.


Koeman menjëherë i ka bërë me dije disa futbollistëve që nuk llogarit në shërbimet e tyre.

Luis Suarez dhe Arturo Vidal janë dy nga lojtarët e parë që janë nxjerrë në shitje nga Koeman.

Holandezi nuk llogarit në shërbimet e dy lojtarëve veteran dhe ai tanimë i ka përjashtuar edhe nga stërvitja.

Mediat spanjolle kanë raportuar se gjatë ditës së djeshme, Koeman i ka urdhëruar dyshen që të largohen nga stërvitja në grup.

Vidal dhe Suarez kanë pranuar urdhrin e trajnerit dhe janë stërvitur të veçuar vetëm ata të dy.

Edhe njëherë Koeman tregoi se është një trajner i hekurt që në momentin që merr vendime më nuk kthehet mbrapa.

Suarez dhe Vidal janë në pritje të transferimeve, ku uruguaiani është shumë afër t’i bashkohet Juventusit ndërsa Vidal tek skuadra tjetër italiane Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori