LAJMI I FUNDIT:

Babai plagos djalin dhe merr peng anëtarët e familjes në Malishevë

Babai plagos djalin dhe merr peng anëtarët e familjes në Malishevë
Foto: Ilustrim

Një person, nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij në fshatin Llapqevë të Malishevës dhe më pas i ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes për disa orë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:40, ku sipas tij të gjitha njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së Qendrës Klinike Mjekësorë Familjare (QKMF), në Malishevë kanë dal në vendin e ngjarjes.


“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes. I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si ‘vrasje në tentativë'”, tha Graishta.

Tutje Graishta tregoi se i riu 26-vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Viktima L.H 26 vjeç për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, pas ndihmës së parë në QKMF është transportuar për në QKUK”, theksoi Graishta.

Ai poashtu bëri të ditur se në vendngjarje është gjetur një revolver me të cilën dyshohet se është kryer vepra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, kompania: Të gjitha pensionistet janë mirë

Aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, kompania: Të gjitha pensionistet janë mirë

Lajme
Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Ekonomi
Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Ferizaj

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Ferizaj

Lajme
Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Kronika e Zezë
Vdes një person në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes gjeti armë, fishekë e dy telefona

Vdes një person në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes gjeti armë, fishekë e dy telefona

Kronika e Zezë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
Kalo në kategori