LAJMI I FUNDIT:

DJ Erick Morillo, i njohur për hitin “I Like to Move it” vdes në moshën 49 vjeçare

DJ Erick Morillo, i njohur për hitin “I Like to Move it” vdes në moshën 49 vjeçare
DJ Erick Morillo (Foto: Getty Images/Guliver)

DJ Erick Morillo, i njohur për hitin e vitit 1993 “I Like To Move It”, është gjetur i vdekur në Florida.

DJ i njohur ndërkombëtarisht u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Florida të martën në mëngjes, tha policia.

Ernesto Rodriguez, një zëdhënës i Policisë së Miami Beach, ka thënë për CNN se nuk kishte asnjë shenjë dyshuese dhe se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor Miami-Dade.


DJ Erick Murillo (Foto: Getty Images/Guliver)

Morillo u arrestua muajin e kaluar me akuzën e ngacmimit dhe abuzimit seksual ndaj një DJ femër, me të cilën performoi në një festë private në dhjetor të 2019. Ai ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë të premten.

Artisti, i lindur në Kolumbi, kishte një ndikim të madh në muzikën ‘house’ gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

I njëjti u rrit në New York dhe New Jersey, gjersa nisi të punonte si DJ në dasma dhe shkonte në një shkollë private për gramatikë.

DJ Erick Morillo (Foto: Getty Images/Guliver)

Por ishte kënga e tij “Reel 2 Real”, “Go On Move”, e njohur ndryshe si “I Like To Move It”, që e bëri atë një emër të njohur.

Projekti u bë pjesë e shumë videove, reklamave e filmave përgjatë viteve, së fundmi edhe në filmat e “Madagascar”.

Ai fitoi tri herë çmimin si “DJ më i mirë i vitit”,kurse vitet e fundit performoi në Ibiza dhe Australi. /Telegrafi/

DJ Erick Morillo (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Kush është e dashura e Lamine Yamal - adoleshentja që ka pushtuar mediat

Kush është e dashura e Lamine Yamal - adoleshentja që ka pushtuar mediat

Magazina
Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Nusja më e bukur”

Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Nusja më e bukur”

Magazina
Rrëfeu se djali i vuan nga autizmi dhe se ka parë që një kohë, Meriton Mjekiqi i bën dedikimin emocionues për ditëlindje

Rrëfeu se djali i vuan nga autizmi dhe se ka parë që një kohë, Meriton Mjekiqi i bën dedikimin emocionues për ditëlindje

Magazina
Bianca Censori shfaq gjoksin e saj të zhveshur, veshur vetëm me një rrjetë të tejdukshme, gjatë një daljeje në Los Angeles

Bianca Censori shfaq gjoksin e saj të zhveshur, veshur vetëm me një rrjetë të tejdukshme, gjatë një daljeje në Los Angeles

Magazina
Emily Ratajkowski ndan fotografi provokuese në bikini në Instagram

Emily Ratajkowski ndan fotografi provokuese në bikini në Instagram

Magazina
Bhad Bhabie zbulon se ajo ka fituar 57 milionë dollarë në OnlyFans, që kur u bashkua me faqen për të rritur në 2021

Bhad Bhabie zbulon se ajo ka fituar 57 milionë dollarë në OnlyFans, që kur u bashkua me faqen për të rritur në 2021

Magazina
Kalo në kategori