LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën

Hoti: Përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, ka takuar sot Drejtorin Ekzekutiv të Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation- MCC), Sean Cairncross me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së nga programet Kompakt dhe Threshold.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku ndër të tjera thuhet se gjatë këtij takimi, Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kushteve, të cilat mundësojnë arritjen e synimeve të përbashkëta dhe jetësimin e këtyre projekteve.


“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë dhënë për Kosovën, veçanërisht edhe nëpërmjet programit të MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme”, ka thënë Hoti.

Hoti tha, po ashtu, se Qeveria e Kosovës e vlerëson shumë angazhimin e MCC-së në procesin e përfundimit të Programit Kompakt për Kosovën dhe se është shumë e rëndësishme të theksohet se projektet e përfshira në zhvillimin e programeve “Kompakt” dhe “Threshold” identifikohen bashkërisht nga stafi i MCC-së dhe Qeveria e Kosovës dhe si të tilla, këto programe mbështeten plotësisht nga Qeveria.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se duke ditur rëndësinë që kanë projektet e MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit, përmbushjen e nevojave afatgjate dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe çështje të tjera, ata do do të jenë të përkushtuar për plotësimin e kushteve dhe realizimin sa më të shpejtë të projekteve.

“Përkundër situatës së rënduar nga pandemia COVID-19, Qeveria ka ndërmarrë hapat konkretë për përmbushjen e reformave  të nevojshme dhe për programin e rimëkëmbjes ekonomike ka paraparë ndarjen e 10 milionë eurove si garanci kreditore për sektorin privat dhe energjinë e ripërtëritshme, si dhe përkrahjen e projekteve për gratë ndërmarrëse”, tha Hoti.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i MCC-së, Cairncross shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qeverinë e Kosovës në implementimin e projekteve prioritare, të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësojnë realizimin e granteve të MCC-së për shoqërinë civile në projektet e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori