LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut me paga nën mesatare

Punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut me paga nën mesatare
Raportimi gjatë pandemisë / Foto: Ridvan Slivova

“Rreth 70 për qind e punonjësve të mediave në Maqedoninë e Veriut marrin pagë nën mesataren e pagës që është në shtet”, kanë bërë të ditur drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Sindikata e Pavarur e Mediave, të cilët në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit (3 Maj), e kanë shënuar me një aksion për dhurimin e gjakut.

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut është rreth 22.500 denarë (rreth 365 euro), ndërsa mesatarja 39.270 denarë apo rreth 638 euro.

Nga këtu u theksua se pjesa më e madhe e punonjësve në media për shkak të pagave të ulëta, planifikojnë ta braktisin punën e tyre në media.


“Gjendja socio-ekonomike e gazetarëve dhe punonjësve në media, përfundimisht nuk është në nivel të kënaqshëm në Maqedoninë e Veriut. Për këtë me vite faji i lihet faktit se Maqedonia e Veriut është treg i vogël mediatik për të mundësuar funksionimin e pavarur të mediave. Në këtë drejtim do të thosha se një ndihmesë e madhe do të ishte ajo që disa e herë e theksojmë, domosdoshmëria për formimin e një fondi për pluralizëm mediatik”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, Elida Zylbehari, kryeredaktore e platformës për verifikimin e lajmeve “Vërtetëmatësi” thotë për REL-in se pagat e ulëta janë kamxhik për lirinë e shprehjes. Mungesa e sigurisë sociale, sipas saj, ka bërë që profesioni i gazetarisë të mos parapëlqehet nga gjeneratat më të reja.

“Duhet punuar shumë që të rritet standardi i punonjësve në media, pasi gazetarët (profesioni i gazetarit) është profesion në zhdukje në Maqedoninë e Veriut”, thotë Zylbehari. Ajo shton se paqëndrueshmëria financiare bën që mediat shumë pak të investojnë në profesionalizimin e kuadrit të tyre që ndodhet para sfidës më të madhe të kohës që t’i filtrojë informacionet nga të pavërtetat.

“Që nga universiteti apo edhe më herët, duhet të krijohen lëndë ose kurse për t’i njoftuar gjeneratat e reja për detektimin e manipulimeve mediatike dhe më pas, normalisht, që ne si gazetarë, si shtëpi mediatike, duhet të investojmë më shumë në trajnimin e stafit mediatik pasi gazetarët janë të parët që ballafaqohen me dezinformatat”, shton ajo.

Ndryshe, në raportin e Reporterëve pa Kufij, Indeksi Botëror mbi Lirinë e Shtypit, bëhet e ditur se për dallim nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Cadikovski, për thotë se ngritja e Maqedonisë së Veriut në kontekstin pozitiv ka të bëjë me uljen globale për sa i përket lirisë së mediave për shkak të disa luftërave në botë.

“Ky përparim që theksohet në raport, nuk është si rrjedhojë e miratimit të ligjeve kualitative apo zgjedhjeve ligjore, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e klimës mediatike. Edhe në vetë raportin theksohen vërejtje të shumta për atë që ndodh në lëmin e mediave në Maqedoninë e Veriu”, shprehet Cadikovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Lajme
Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Lajme
Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës "Condé Nast Traveler"

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt

Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt

Lajme
Temperaturat deri 39 gradë Celisus në javën e tretë të korrikut, IHMK bën apel për kujdes

Temperaturat deri 39 gradë Celisus në javën e tretë të korrikut, IHMK bën apel për kujdes

Lajme
Kalo në kategori