Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e Arsimit lidhur me mos fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.
Drejtori për komunikim, Bashmir Xhemaj ka thënë se prezantimi i tre skenarëve të mundshëm nga Ministria tregon se ata nuk e kanë asnjë të vetëm, për të cilin do të duhej përgatitje më e hershme dhe serioze.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Kur dështimi dhe papërgjegjësia bëhen normë në Kosovë e tregon sjellja e qeverisë karshi fillimit të procesit arsimor.
Paralajmërimi para një jave i fillimit të vitit të ri shkollor me 1 shtator, dhe vetëm disa ditë më vonë shtyrja deri më 14 shtator, flet për neglizhencë, dështim e kurrfarë përgatitje serioze për një temë shumë të ndjeshme. Paraljmërimi për një dështim të tillë i Ministrisë së Arsimit erdhi javë më parë, kur publikoi 3 skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor varësisht nga situata me pandeminë – e që në realitet tregon se nuk egziston as edhe një skenar i vetëm. Shumë shtete kanë filluar përgatitjet muaj më parë për një rikthim në shkolla në shtator, ndërkohë që në Kosovë, këto ditë arsimtarë e drejtora tregojnë se nuk ka as dezinfektues në hapësira shkollore e lëre më diçka tjetër. Dështimit të 1 shtatorit i parapriu 6 gushti, kur Ministria e Arsimit anuloi edhe testin e arritshmërisë për klasat e 9ta, kur kjo mund të organizohej me një planifikim të mirë.
Krahas situatës së rënduar shëndetësore dhe ekonomike, nga kjo qeveri pashmangshëm po rrëshqasim edhe drejt një fatkeqësie arsimore ku shkëputja e nxënësve për një kohë të gjatë nga shkollat do të ketë pasoja afatgjata. Kosova nuk e meriton këtë mendësi qeverisëse që vetëm punon për një grup interesash të ngushta por jo për nevojat e mijëra femijëve e prindërve që po përballen më vështirësi dhe as një informatë se çka do të ndodhë javët dhe muajt e ardhshëm”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare