LAJMI I FUNDIT:

“Dua të fitojë edhe dy ‘Topa të Artë’” – Zbulohet telefonata mes Messit dhe Guardiolës, argjentinasi shumë afër transferimit te City

“Dua të fitojë edhe dy ‘Topa të Artë’” – Zbulohet telefonata mes Messit dhe Guardiolës, argjentinasi shumë afër transferimit te City

Lionel Messi momentalisht është emri më i përfolur në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Që nga e marta emri i tij në rrjetet sociale është shkruar mbi 15 milionë herë, duke e bërë atë njeriun më të kërkuar në to.

Kapiteni i Barcelonës ka kërkuar largimin nga klubi, pasi dëshiron një aventurë të re në moshën 33-vjeçare.


Pas këtij lajmi në garë janë futur shumë skuadra të mëdha si Juventus, Inter, Manchester United, PSG apo Manchester City.

E skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me ikonën argjentinase.

Ka qenë televizioni spanjoll ‘El Chiringuito de Jugones’, që ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes Messit dhe Guardiolës menjëherë pasi argjentinasi e ka dërguar faxin në zyrat e klubit duke kërkuar largimin.

Ky televizion pretendon se Messi ka telefonuar Guardiolën për t’i thënë se dëshiron të punojë sërish me të, për të fituar edhe dy ‘Topa të Artë’.

“Unë dua të fitojë edhe dy çmime të ‘Topit të Artë’ dhe këtë mund ta bëjë vetëm me ty”, raporton gazetari Cristobal Soria i ‘El Chiringuito de Juones’.

33-vjeçari deri më tani ka fituar gjashtë herë ‘Topin e Artë’ si askush tjetër më parë.

Në anën tjetër Guardiola i ka konfirmuar Messit se nëse ai ka vendosur të largohet nga Barcelona, atëherë do ta mirëpriste në Etihad Stadium.

Katalunasi është ndier fillimisht i vlerësuar nga fjala e Messit që e ka cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.

“Ti e di që për transferimin tënd nuk mjafton vetëm dëshira ime. Është diçka shumë më e madhe për të cilën unë nuk jam kompetent”.

“Unë të mirëpres te City dhe shpresoj se kjo të bëhet realitet”, ishin fjalët e Pep për Messin.

Messi pretendon se mund të largohet nga Barcelona, por në anën tjetër klubi katalunas i ka bërë të qartë argjentinasit se skuadra që e dëshiron atë duhet të paguajë 700 milionë euro klauzolën e tij.

Nga ana tjetër mediat angleze kanë raportuar se City është gati të ofrojë 200 milionë euro para si dhe tre futbollistët si Gabriel Jesus, Angelino dhe mbrojtësin Garcia.

Edhe e përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se pas kontaktit që PSG i ka bërë babait të Messit, ai i ka thënë se djali i tij ka zgjedhur t’i bashkohet Cityt.

Messi ka qenë për katër vite nën udhëheqjen e Guardiolës te Barcelona, ku gjatë asaj kohe ai ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me klubin katalunas.

Katër nga gjashtë ‘Topat e Artë’, që janë fituar nga Messi ai i fitoi gjatë kohës sa kishte trajner Guardilën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Kalo në kategori