Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë), me datë 27.08.2020 ka pranuar informatën nga Policia Kufitare se një shtetas nga Serbia i nacionalitetit serb (S.P.) i cili ishte duke drejtuar një kamion në drejtim të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë dhe me qëllim të përfitimit të shërbimeve më të shpejta kufitare ka dashur ti korruptoj zyrtarët Policor të kufirit duke ju ofruar dhënie parash si ryshfet.
“Hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Prishtinës pas pranimit të informatës, në koordinim me hetuesit e Policisë Kufitare/Rajoni i Veriut kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke zbardhur rrethanat dhe duke siguruar provat në tentimin e të dyshuarit të Dhënies së Ryshfetit zyrtarëve Policor.
Me të gjitha këto të gjetura në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me inicialet (S.P.) dyshohet se ka kryer veprën penale:
“Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së, duke u munduar të korruptoj Zyrtarët Policor me qëllim të përfitoj shërbime më të shpejta në kufirin e Republikës së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesve të licencuar nga Policia e Kosovës dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të PTH-Prishtinës, për të dyshuarin në fjalë është lëshuar Vendim për ndalim 48 orë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një grua sulmohet nga bashkëjetuesi, më pas vëllai i saj sulmon të dyshuarin – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit
Shpërndante drogë të llojit LSD, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd, qarkullimi me një korsi krijon trafik
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur