LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Me shkurtimin e afateve, pushteti tregon mosrespektim ndaj deputetëve

Milloshoski: Me shkurtimin e afateve, pushteti tregon mosrespektim ndaj deputetëve

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski ka reaguar rreth afateve për përgatitje që iu janë dhënë deputetëve për debatin rreth materialit voluminoz të programit për formimin e qeverisë së re.

Ai thekson se me shkurtimin e afatit për përgatitje për një debat të shëndoshë parlamentar, pushteti po tregon mos respekt drejt deputetëve.


“Rreth caktimit të seancës për votimin e Qeverisë, mirë është të dihet, si ka qenë më parë dhe si është tani, rreth ditëve që u janë dhënë deputetëve dhe mediumeve për tu përgatitur për debat dhe kritika rreth materialit voluminoz të programit për formimin e qeverisë së re”, ka shkruar mes tjerash Milloshovski.