LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston katër persona të dyshuar për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Policia arreston katër persona të dyshuar për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se Operacioni policor “Mali” vë në pranga katër të dyshuar për vepra penale ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe  ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit’

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Pejë, pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot më 26.08.2020, në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Mali”, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar dy qind e gjatëmbëdhjetë (216) bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.


Bimët dyshohet se janë kultivuar nga të dyshuarit, tani më të arrestuar nga Policia me të dhënat si në vijim;

B.H. viti i lindjen 1976, mashkull, kosovar,

E.K. viti i lindjen 1993, mashkull, kosovar,

I.Sh. viti i lindjen 1982, mashkull, kosovar dhe

M.K. viti i lindjen 1968, mashkull, kosovar.

Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:

-një telefon Samsung A 507FN –

-një telefon Nokia

-një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm,

-një USB-i ,

-dy tabela të veturës të ndryshme,

-një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7×65 mm,

-një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7×62.39,

-një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.

Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Kalo në kategori