LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 10 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave

Ndahen 10 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq në prani të kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrit të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave, në një takim të organizuar për të diskutuar për situatën e shkaktuar nga virusi COVID-19, foli për mbështetjen e komunave për rimëkëmbjen ekonomike.

Pas shqyrtimit të situatës, ministri Rakiq prezantoi aktivitetet e MPL-së gjatë pandemisë, si dhe planet për të ardhmen.


Duke folur për ndihmën dhe përkrahjen për komunat, përveç shumë projekteve që janë në fazën e zbatimit, ministri theksoi projektet që zbatohen perms skemës së granteve për performance komunale, ku 4.9 milionë euro u ndanë nga MPL-a dhe qeveria e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Ai theksoi gjithashtu, rëndësinë e projekteve nga Programi për Zhvillimin e Infrastrukturës Socio-Ekonomike dhe Bashkëpunimit Ndërkomunal në vlerë prej 573,347 euro, si dhe projekti “Komuna për Rininë” të financuar nga Qeveria Japoneze perms Bankës Botërore në vlerë prej 3 milionë.

Në fund të prezantimit të tij, ministri foli për Planin e Qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike.

“Në lidhje me aktet e fundit të miratuara nga Qeveria, pra Vendimi për miratimin e Planit të Zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria mori përsipër përgjegjësinë për zbatimin e detyrimeve nga ky proces. Në këtë drejtim, 10 milionë euro do të ndahen për komunat për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe 29 milionë euro për të mbështetur komunat. Për më tepër, në përputhje me kërkesën e Zyrës së Kryeministrit, Ministria ka përgatitur propozime për projeksion investimesh në projektet e infrastructures në nivelin local për periudhën pesëvjeçare 2021-2025, në vlerë prej 58,388,098.23 euro”, theksoi Rakiq.

Në fund, ministri Rakiq falënderoi të gjithë për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm. /Telegrafi/