LAJMI I FUNDIT:

Policia e Pejës kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e Egzon Bacaj, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimёs së hashashit”

Policia e Pejës kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e Egzon Bacaj, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimёs së hashashit”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e personit të kërkuar EGZON (Kamer) BACAJ i lindur më 10.02.1990  në Prishtinё.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale “Kultivim i bimёs së hashashit, shkurres së kokainёs ose bimёve tё kanabisit”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë