Bajrami publikon masat që do të ndihmojnë bizneset, pasi Qeveria aprovoi Planin për Rimëkëmbje Ekonomike prej 365 milionë eurosh
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.
Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, shkruan Bajrami.
Ndërkaq, tutje ministrja shtoi edhe listën e masave përmes së cilave do të përfitojnë bizneset, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Masat:
Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;
Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;
Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;
Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;
Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;
Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;
Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;
Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;
Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;
Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;
Mbështetje për sektorin e arsimit;
Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;
Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak