LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lazio rrit ofertën dhe merr një ‘po’ nga Vedat Muriqi – detajet e transferimit

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lazio rrit ofertën dhe merr një  ‘po’ nga Vedat Muriqi – detajet e transferimit

Vedat Muriqi mund të quhet një futbollist i Lazios, edhe pse mungon ende zyrtarizimi.

Sulmuesi nga Kosova ishte cak i shumë skuadrave të ndryshme evropiane, por duket se Lazio ka fituar garën për shërbimet e tij.


Ka qenë gazetari turk Ahmet Selim Kul i cili në një emision sportiv në A Spor ka konfirmuar se Lazio ka ngritur edhe më shumë ofertën për kosovarin.

“Lazio ka ngritur ofertën në 20 milionë euro përfshirë bonuset. Transferimi ka arritur në fazën përfundimtare dhe së shpejti pritet zyrtarizimi”, ka deklaruar Ahmet Selim Kul.

Nga ana tjetër mediat turke kanë zbuluar edhe detajet financiare të këtij transferimi.

Nga shuma e paguar nga Lazio, Fenerbahce nuk do t’i fitojë të gjitha pasi 15% e shumës do t’i shkojnë ish-skuadrës së Muriqit, Rizespor.

26-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Lazion sipas Fotomac, ku do të ketë një pagë prej dy milionë eurove neto në stinor.

Reprezentuesi kosovar me Lazion do të paraqitet edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, teksa shihet si njëri nga transferimet më të mira deri më tani në Serie A.

Për Muriqin interesim të madh pati edhe nga Liga Premier, ku kërkohej nga skuadrat si Tottenham Hotspur, West Bromwich Albion, Leicester City e Burnley.

Kujtojmë që prizrenasi në vitin e tij të parë me Fenerbahcen shënoi 17 gola dhe bëri shtatë asistime në 36 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori