LAJMI I FUNDIT:

E kishte marrë personale dhe kurrë nuk hoqi dorë: Ish-polici e gjeti kriminelin që e qëlloi me armë 50 vjet më parë

E kishte marrë personale dhe kurrë nuk hoqi dorë: Ish-polici e gjeti kriminelin që e qëlloi me armë 50 vjet më parë

Polici tash në pension në Denver, Daril Cinquanta, ndaloi veturën e Luis Archuletas në vitin 1971 për shkak të një kontrolli rutinë, pas së cilës Archuleta e qëlloi atë dhe iku.

Tani, pothuajse 50 vjet më vonë, Cinquanta më në fund e gjeti atë dhe e arrestoi, shkruan BILD.


Në vitin 1971, Cinquanta i kërkoi dokumentet personale Luisit dhe e pyeti nëse kishte ndonjë armë në veturë për të cilën ai nuk kishte leje. Archuleta nuk pranoi të përgjigjet dhe ata shpejt u përleshën fizikisht, pas së cilës Archuleta e qëlloi policin në bark dhe iku.

Daril Cinquanta – viti 1972

Cinquanta kurrë nuk hoqi dorë nga zbulimi i kriminelit dhe pas pensionimitt hapi një kompani private hetimore, transmeton Telegrafi.

“Më thirri në telefon një person, i cili më tha thjesht se e di ku ishte Archuleta. Unë isha shumë skeptik”, tha Cinquanta.

Telefonata doli të ishte e saktë, kështu që Cinquanta gjeti 77-vjeçarin në New Mexico. Archuleta njihet edhe si Larry Pusateri, por në 40 vitet e fundit është prezantuar me emrin Ramon Montoya.

Policia meksikane rihapi rastin që ishte mbyllur në vitin 1973 dhe me këtë rast deklaruan se ky është një mesazh i fuqishëm për të gjithë kriminelët, “FBI do t’ju gjejë, herët a vonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Erdogan: Bota po shikon live barbarinë e vampirit të quajtur Netanyahu

Erdogan: Bota po shikon live barbarinë e vampirit të quajtur Netanyahu

Azia
A do të arrestohet Milo Gjukanoviq? Pushteti pro-serb po përgatit gjykimin ndaj ish-presidentit malazez

A do të arrestohet Milo Gjukanoviq? Pushteti pro-serb po përgatit gjykimin ndaj ish-presidentit malazez

Mali i Zi
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se akuzat ndaj tij janë aq fort të montuara, sa që as Nënë Tereza nuk do të mund t'i rrëzonte

Trump thotë se akuzat ndaj tij janë aq fort të montuara, sa që as Nënë Tereza nuk do të mund t'i rrëzonte

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Ambasada e Izraelit u dogj gjatë protestës kaotike në Meksikë

Ambasada e Izraelit u dogj gjatë protestës kaotike në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori