Pas arritjes së marrëveshjes me Italinë për delimitiminn e zonës ekskluzive ekonomike, Greqia nënshkroi të enjten një marrëveshje të pjesshme për delimitmin e Shelfit Kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike me Egjiptin.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dhendhias në një intervistë televizive theksoi se një nga prioritetet e radhës të Athinës zyrtare është finalizimi i paktit detar me Shqipërinë.
“Me Shqipërinë çështja e marrëveshjes së detit është më e rënduar. Shqiptarët në fillim ranë dakord, pastaj e çuan në gjykatën kushtetuese. Kanë problemet e tyre ligjore të brendshme që kanë të bëjnë me autorizimin e presidentit për qeverinë, të cilin ai nuk është i gatshëm për ta dhënë. Por është një çështje të cilën diplomacia greke do ta trajtoje dhe kjo është e padiskutueshme.
Shqipëria është vend fqinj. Një vend me te cilin Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore dhe dëshiron të zgjidhë të gjitha problemet. Një nga problemet është dhe marrëveshja për detin”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Ndërkohë opozita greke i ka bërë apel qeverisë së Kyeriakos Micotaqis për zgjatjen e ujërave territoriale në detin Jon nga 6 në 12 milje.
Në ministrinë e jashtme kam gjetur një pune parapërgatitore për zgjerimin e ujerave territoriale në detin Jon me Shqipërinë dhe në respektojmë traditën e punës së paraardhësve. Zgjerimin e ujerave territoriale qeveria greke e ka në shqyrtim, por kërkon punë, si p.sh. mbyllja e gjireve, gjithashtu do të njoftojmë dhe partitë politike në vend e më pas do të vijojmë me hapat e tjerë. Sigurisht ka edhe çështje të tjera. Siç janë mbrojta e të drejtave të njeriut të minoritetit grek të cilat do të zgjidhen ne kuadër të integrimit të Shqipërisë sepse kjo është një e drejtë evropianë, nuk flasim këtu vetëm si Greqi, por si Bashkimi Europian dhe ky është një mesazh për të gjitha vendet që kanë nisur këtë rrugëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian. Respektimi i të drejtave të njeriut është çështje kryesore, shqiptarët ta shohin minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit dhe një urë miqësie mes dy vendeve”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Nënshkrimi i marrëveshjes Greqi- Egjipt ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja, ndërkohë ato gjermane vënë në dukje se Athina zyrtare po punon për finalizimin e paktit detar edhe me Shqipërinë./Vizion Plus
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
QMK: Ka rënë zjarr në Shtëpinë e të moshuarve në Strumicë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak