Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrtohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.
“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizmi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Ka vende që, për shembull, paralizojnë kritikën ndaj një presidenti në detyrë ose ndaj prijësve të tjerë politikë – shprehje që është pjesë e diskursit të përditshëm të gjallë në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në demokracitë e tjera”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.
Mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.
“Ligji i propozuar, gjithashtu, do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Dëshmitarët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, do të pyesnin se a do të mund të dënoheshin për shkak të dëshmisë për krimet e supozuara të individëve të asociuar me UÇK-në, madje edhe nëse ata individë janë akuzuar se kanë vepruar të vetëm, e jo në emër të grupit”, ka deklaruar Kosnett.
Për më tepër, sipas ambasadorit Konsett, Kosova tashmë ka ligje kundër shpifjeve dhe fyerjeve. Këto ligje ekzistuese, sipas tij, duhet të aplikohen nëse njerëzit bëjnë pohime të rrejshme, të vërtetueshme, kundër veteranëve të UÇK-së.
“Përkundrazi, ligji i ri i propozuar do të vinte një barrë të panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë. Do të ishte e pamundshme të zbatohej. Do të ofronte mundësi të lehtë që rivalët të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin duke pritur që menjëherë do të pasonte hetimi dhe ndjekja penale. Kjo do të hapte rrugën për manipulime të ardhshme politike”, ka potencuar Kosnett.
Më 6 gusht, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projektligjit në fjalë.
Kosnett kritikon Ligjin e propozuar për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan. Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngufatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Ndërkaq, edhe Zvicra është e shqetësuar se Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të dëmtojë lirinë e shprehjes.
Ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës dhe të pengojë proceset e tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës, thuhet në reagimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Çka parasheh projektligji?
Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.
Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.
Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.
Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë