LAJMI I FUNDIT:

Rangnick: Kalimi im te Milani do të ishte lëvizje jo e mençur

Rangnick: Kalimi im te Milani do të ishte lëvizje jo e mençur

Ralf Rangnick ka thënë se nuk do të ishte lëvizje e mençur marrja e drejtimit të Milanit pas ‘periudhës pozitive’ të Stefano Pioli në San Siro.

Ish-drejtori i Red Bull ka ndërprerë kontratën e tij me Red Bull dhe raportohet se dëshiron një rikthim në stërvitje.

Ai ishte në bisedime me Milanin në lidhje me një rol menaxher këtë vit, por lëvizja për ish-trajnerin e RB Leipzig nuk u materializua kurrë dhe gjermani tani mendon se kjo gjë është për të mirë.


“Milani ka bërë shumë mirë që nga rinisja e kampionatit, me nëntë fitore dhe tre barazime. Nuk do të ishte e mençur të shkoja atje”, ka thënë fillimisht Rangnick për Suddeutsche Zeitung.

“Nuk ka rëndësi se nga cili këndvështrim shikoni të gjitha këto, pavarësisht nëse është e imja apo e klubit, nuk do të ishte e mençur”.

“Nëse e vendosja veten në këpucët e tifozëve të Milanit, pavarësisht nëse janë trajnerë, drejtorë sportivë, futbollistë apo tifozë, vështirë se do ta kuptoja pse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithçka pas një periudhe kaq pozitive”, përfundoi gjermani.

Milani përfundoi i gjashti në Serie A dhe e përfundoi sezonin në një seri si i pamposhtur në 12 ndeshje që nga rifillimi në qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi mbajti bisedime të brendshme për yllin e Leverkusenit përpara se të vendoste kundër nënshkrimit të tij

Real Madridi mbajti bisedime të brendshme për yllin e Leverkusenit përpara se të vendoste kundër nënshkrimit të tij

Pogba ka filluar tanimë negociatat me klubin e ri pasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi

Pogba ka filluar tanimë negociatat me klubin e ri pasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi

Serie A
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Me largimin e Begiristain, Man City alarmohet për Guardiolan

Me largimin e Begiristain, Man City alarmohet për Guardiolan

Premier League
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

La Liga
Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

La Liga
Kalo në kategori