LAJMI I FUNDIT:

Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

Ronald Araujo nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës shkaku i lëndimit.

Megjithatë rikuperimi i tij është duke shkuar mjaftë mirë sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo dhe synon një rikthim të shpejtë në aksion për Barcelonën.

Objektivi aktual i uruguaianit është që të jetë i disponueshëm për skuadrën e Hansi Flick pas një muaji e gjysmë apo më shumë.


Ai ka punuar me stafin mjekësor të Barçës me stërvitje individuale në muajin e fundit dhe tani është në hapat e fundit të procesit të rikuperimit.

Nëse ai vazhdon të përparojë pozitivisht dhe nuk pëson ndonjë pengesë, atëherë Barça mendon se Araujo mund të kthehet në aksion kundër Celta Vigo më 23 nëntor.

Në rast se ai nuk mund të rikthehet për atë ndeshje të La Ligës , atëherë ai synon ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Brest më 26 nëntor.

Hansi Flick do të ketë një dhimbje koke të këndshme në përzgjedhje nga rikthimi i Araujo, që do të thotë se ai do të duhet të vendosë në stol Pau Cubarsi ose Inigo Martinez. /Telegrafi/