LAJMI I FUNDIT:

Setien pritet ta sulmojë Napolin me treshen Messi-Suarez-Griezmann

Setien pritet ta sulmojë Napolin me treshen Messi-Suarez-Griezmann

Barcelona thuhet se do të luajë sistemin e tyre 4-3-3 kundër Napolit dhe do të fillojë me treshen Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann së bashku në sulmin e tyre.

Detajet janë përshkruar në faqen e parë të edicionit të së enjtes të Diario Sport, që pretendon se Griezmann është rikuperuar tashmë dhe do të jetë i disponueshëm për përplasjen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou.


Kjo vjen pas një periudhe ku trajneri Quique Setien kishte eksperimentuar me formacionin 3-5-2 në seancat stërvitore të klubit të tij, pasi ai kërkonte alternativa për të mbuluar humbjen e mundshme të francezit.

Mediat spanjolle zbulojnë se Setieni mbetet te Barcelona vetëm nëse e fiton Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Mediat spanjolle zbulojnë se Setieni mbetet te Barcelona vetëm nëse e fiton Ligën e Kampionëve

Sidoqoftë, raporti përshkruan se si Setien do të përqendrohet në sulmimin e Napolit gjatë ndeshjes së dytë të 1/8-tës, që do të luhet të shtunën mbrëma.

Pretendohet se gjigantët katalunas do të kërkojnë të marrin iniciativën në pjesën e parë dhe ata janë të vetëdijshëm se duhet të mbizotërojnë kundërshtarët e tyre, të cilët do të kalonin tutje me një barazim me rezultate të larta.

Barcelona janë duke synuar për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale të garës për të 14-tin vit radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori