LAJMI I FUNDIT:

Infermierët janë tre herë më të ekspozuar ndaj coronavirusit sesa të tjerët

Infermierët janë tre herë më të ekspozuar ndaj coronavirusit sesa të tjerët

Mjekët dhe infermierët janë tre herë e gjysmë më shumë të rrezikuar që të infektohen me COVID-19 sesa pjesa tjetër e popullsisë, sipas një studimi të publikuar nga France 24, i cili gjithashtu tregoi një rrezik të rritur në mesin e pakicave etnike.

Studimi, i publikuar nga Lancet, ka analizuar të dhënat e futura nga 24 marsi deri në 23 prill nga përdoruesit e aplikacionit special COVID në telefonat inteligjentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, dhe më pas krahasuan rrezikun e sëmundjes midis infermierëve dhe të tjerëve.


Në mesin e 100 mijë infermierëve në spitalet që përdorën aplikacionin, 2.747 u infektuan me coronavirus ndërsa midis 100 mijë përdoruesve të tjerë, ishin 242, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh ndryshimin në ekspozimin coronavirusit midis infermierëve dhe pjesës tjetër të popullsisë, autorët vlerësojnë se ekziston një probabilitet 3.4 herë më i lartë që mantelbardhët të infektohen me pandeminë globale.

Sa është arritur përparim në vaksinën kundër COVID-19?
Lexo po ashtu Sa është arritur përparim në vaksinën kundër COVID-19?

Studimi tregoi gjithashtu se për çdo infermier të tretë dhe pakica etnike, pajisjet e duhura mbrojtëse nuk ishin në dispozicion (ose duhej të ripërdoren), ndërsa për të tjerë, ajo ishte e padisponueshme për çdo të katërtin person.

Ndryshe, studimi fillimisht përfshiu 2.6 milionë përdorues të aplikacioneve në Britani të Madhe dhe 182.408 në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori