Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datë 29.07.2020 ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për veprat penale: “Fajde” nga neni 331, “Importi, export, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“nga neni 364, dhe “Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366.
Sipas një njoftimi, policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, me datë 29.07.2020 në Prishtinë, ka realizuar një plan operativ të koduar “Noli”, me ç’rast është bërë kontrollimi i tri lokacioneve të ndryshme me dyshimin se të njëjtat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.
Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve janë gjetur dhe sekuestruar :
7 armë të llojit AK 47,
2 armë të gjata ,
34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm)
1 granatë dore
8980 fishekë kalibër të ndryshëm
2.580 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë
1370 euro,
100 franga,
20 pound,
4 telefona celular,
Po ashtu janë sekuestruar edhe pasije për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.
Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprave penale të cekura me lartë.
Pas intetrvistimit, me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq mbërrin edhe në jug të Shqipërisë, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur