Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, përkujtoi sot Arshi Pipën, poet, kritik, përkthyes, albanolog e filozof të cilin e cilësoi si një nga zërat e rëndësishëm të letrave shqipe.
“Një rebel i lindur, poet, kritik, përkthyes, albanolog, filozof, antikomunist që e vuajti në lëkurë bindjen e tij të palëkundur, në qeli e kampe pune. Edhe gjatë viteve të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkëlqeu në lëmë të pedagogjisë, por dhe filozofisë, nuk reshti së punuari për Shqipërinë, për të treguar të vërtetën e një vendi të izoluar, një sagë të cilën e shkroi në letra cigaresh”, shprehet Margariti.
Ndërsa, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, teksa ka publikuar dosjen mbi Arshi Pipën thekson se “themelues i organit ‘Bota e re’ të Lidhjes së Shkrimtarëve, Arshi Pipa me Mitrush Kutelin, të dy jokomunistë, më pas u dënuan me burg dhe u rigjetën në punën e rëndë për tharjen e kënetës së Maliqit”.
I arrestuar në korrik të 1947-s, Pipa e vuajti dënimin në kampet e punës së detyruar në vend, mes të cilëve këneta e Maliqit, me shumë të dënuar të tjerë politikë. Nga Vloçishti e Maliqi, ai arriti të merrte poezitë e ferrit në ShBA, ku u vendos pas arratisjes në 1957, siç i kishte shkruar, në letra cigaresh, për t’i botuar më pas si “Libri i Burgut”. Sot, e gjithë biblioteka dhe krijimtaria e tij i është dhuruar Muzeut Historik Shkodër.
“Arshi Pipa u mbajt në vëzhgim nga Sigurimi i Shtetit për 44 vjet. Drejtoria e Zbulimit Politik e çeli dosjen për ndjekjen e tij në 29 prill 1960 dhe e mbylli në vitin 1992. Në dosje bëhet e qartë që Sigurimi mbajti në vëzhgim, veç tij, edhe 35 veta të rrethit familjar që jetonin në Shqipëri pas arratisjes së tij, po kështu, rrethin miqësor dhe kolegët në ShBA”, shprehet Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Sigurimi i Shtetit e cilësonte “agjent të amerikanëve”, por vlerësonte se “është i mprehtë, i zgjuar, mjaft dinak dhe armik i betuar i joni”. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje