LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo beson se Douglas Costa do të shkëlqente te Man City

Rivaldo beson se Douglas Costa do të shkëlqente te Man City

Legjenda braziliane, Rivaldo do të dëshironte të shihte mesfushorin-sulmues të Juventusit, Douglas Costa, të transferohej te Manchester City .

Douglas Costa është lidhur me City përpara tregut të verës dhe një transferim të tij në Etihad e dëshiron bashkëkombësi i tij Rivaldo.


Rivaldo e ka cilësuar si lojtar të shkëlqyeshëm braziliani, i cili sipas tij do të shkëlqente te City.

Juventusi me plane të qarta - largohet Douglas Costa, vjen Raul Jimenez
Lexo po ashtu Juventusi me plane të qarta - largohet Douglas Costa, vjen Raul Jimenez

“Nëse shikoni në tregun e transferimeve, unë mendoj se Douglas Costa nga Juventus te Manchester City mund të jetë një mundësi interesante”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Costa nuk ka luajtur shumë në Juventus dhe mund të gjejë një fazë më të madhe për të shkëlqyer te City, pasi duket se është një klub që dëshiron ta rekrutojë atë”.

Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin
Lexo po ashtu Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin

“Një karrierë profesionale është e shkurtër, kështu që do të jetë e rëndësishme të gjesh një klub të ri ku ai mund të luajë më rregullisht”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm që unë me të vërtetë e admiroj”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori