LAJMI I FUNDIT:

Juventusi me plane të qarta – largohet Douglas Costa, vjen Raul Jimenez

Juventusi me plane të qarta – largohet Douglas Costa, vjen Raul Jimenez

Juventusi synon një luftë ofertash mes Manchester Cityt dhe Paris-Saint Germain për Douglas Costa, ndërsa ylli i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez, shihet si zëvendësues i tij.

Sipas edicionit të sotëm të gazetës Tuttosport, Costa dhe Federico Bernardeschi do të sakrifikohen këtë verë për të mbledhur fonde për lojtarët më të përshtatshëm për vizionin e trajnerin Maurizio Sarri.


Anësori sulmues brazilian Costa është interes i klubeve si City dhe PSG, megjithëse ai mbush 30 vjet në shtator dhe ka një histori të gjatë të problemeve muskulore.

Manchester Unitedi interesohet për dyshen e Juventusit
Lexo po ashtu Manchester Unitedi interesohet për dyshen e Juventusit

Ai ka kontribuar me tre gola dhe shtatë asistime në 27 paraqitje konkurruese për Juve deri më tani këtë sezon dhe stili i tij përshtatet me dy klubet e lartcekura.

Sipas Tuttosport, drejtuesit e Zonjës së Vjetër tashmë kanë gjetur edhe pasuesin e Costas dhe ai vjen nga Liga Premier.

Formacioni më i mirë i sezonit në Ligën Premier deri më tani në bazë të statistikave - mungojnë shumë yje
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit në Ligën Premier deri më tani në bazë të statistikave - mungojnë shumë yje

Zëvendësues i tij do të ishte meksikani i Wolves, Jimenez, 29-vjeçari që aktualisht po shkëlqen në Ligën Premier me Ujqit.

Ai është blerë nga Benfica për 41 milionë euro dhe ka 26 gola plus 10 asistime në 51 ndeshje zyrtare për Wolves këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori