Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, është rikthyer në fushën e blertë pas një mungese të gjatë prej nëntë muajsh, duke regjistruar minutat e para pas lëndimit të rëndë që e kishte lënë jashtë për një periudhë të gjatë.

Berisha u aktivizua të hënën mbrëma në sfidën e javës së tretë të Serie A, ku Lecce u mposht minimalisht 1-0 nga në udhëtim.


Mesfushori shqiptar hyri në lojë në minutën e 82-të, duke bërë kështu rikthimin e shumëpritur në një ndeshje zyrtare.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte lënduar në përballjen ndaj Pisas.

Pavarësisht humbjes së Lecces, rikthimi i Berishës përbën një lajm pozitiv për klubin italian dhe veçanërisht për Kombëtaren shqiptare, pasi mesfushori pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për ekipin kuqezi në vazhdim të sezonit.

Në anën tjetër, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alen Sherri, e ndoqi takimin nga stoli i rezervistëve të Cagliarit dhe nuk u aktivizua.

Cagliari, falë golit të vetëm të ndeshjes, siguroi tri pikë të rëndësishme, ndërsa Lecce mbeti pa pikë në këtë përballje. /Telegrafi/

telegrafi sport app