Faqja e specializuar e statistikave WhoScored përpiloi formacionin në bazë të lojtarit më të mirë për secilën pozicion, me skuadrën e rreshtuar në formacionin 4-4-2.

Ky formacion ka shumë befasi në të pasi mungojnë shumë yje nga çdo pozitë dhe kjo fillon nga porta, ku portieri i Arsenalit, Bernd Leno me notë mesatare 6.9 fitoi garën ndaj Alisson të Liverpolit dhe Ederson të Manchester Cityt.

Lojtari i Leicester City, Ricardo Pereira ka një vlerësim 7.5 dhe zë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes duke lënë jashtë emra si Trent Alexander-Arnold dhe Aaron Wan-Bissaka, ndërsa Lucas Digne i Evertonit është mbrojtës i majtë me një notë mesatare 7.2.

Qendra e mbrojtjes formohet nga dyshja gjigante, Virgli Van Dijk i Liverpoolit me notë 7.4 dhe Harry Maguire i Unitedit me notë 7.1.

Në qendër të mesfushës vend kanë zënë krijuari i Cityt, Kevin De Bruyne me një vlerësim 7.9, ndërsa partner i tij është James Maddison i Leicester Cityt me notë 7.3.

Adama Traore i Wolves është në krahun e djathtë të mesfushës me një vlerësim 7.6, ndërsa krahu i majtë është zënë dhe Sadio Mane i Liverpoolit me notë 7.5.

Richarlison i Evertonit me notë mesatare të sezonit 7.3 dhe Raul Jimenez i Wolves me notë të njëjtë formojnë dyshen e sulmit në këtë formacion. /Telegrafi/