LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk tregon se si do të duket fabrika gjigante Tesla afër Berlinit

Elon Musk tregon se si do të duket fabrika gjigante Tesla afër Berlinit

Fabrika gjigante nga Tesla do të ketë panele diellore pothuajse në të gjithë pjesën lart. 

Fabrika e planifikuar e Tesla në qytetin Brandenburg të Grünheide gjendet në mes të pyllit dhe tani po merr formën e saj se si do të duket, transmeton Telegrafi.


Elon Musk tregon se si do të duket ndërtesa gjigante nga Tesla dhe e ka quajtur në Twitter me emrin “Giga Berlin”.

Siç bëhet e ditur, ndërtesa do të ketë panele diellore në çati.

Ndërtimi tashmë ka filluar dhe shumë foto janë shpërndarë në internet me makinat që po punojnë në ndërtesën gjigante.

Automjetet e para që do të dalin në treg nga kjo fabrikë mund të jetë korriku i vitit 2021. /Telegrafi/