LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce Cullinan shitet për 450 mijë dollarë, asaj ia rriti vlerën për 100 mijë kryevepra e 10-vjeçarit

Rolls-Royce Cullinan shitet për 450 mijë dollarë, asaj ia rriti vlerën për 100 mijë kryevepra e 10-vjeçarit

Vetura luksoze Rolls-Royce që është pikturuar nga talenti 10-vjeçar, është shitur për plotë 450 mijë dollarë tek një multimilioner që njihet si koleksionues i veturave luksoze.

Bëhet fjalë për Mikail Akar nga Cologne që talentin e tij e shprehu në disa ekspozita në New York, ku secila pikturë e tij është shitur për 80 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.


Ky 10-vjeçar po krahasohet me Jean-Michel Basquiat dhe Jackson Pollock. Tani ai artin e tij e ka çuar në një nivel tjetër.

Kështu filloi të pikturojë në vetura të ndryshme, duke ua dhënë një stil unik dhe duke ua rritur akoma më shumë vlerën.

Ishte Rolls-Royce Cullian që shitet për 350 mijë dollarë, arriti t’ia rrit vlerën për 100 mijë dollarë falë veprës së tij artistike që e bëri në kapakun e motorit të kësaj veture luksoze. /Telegrafi/