LAJMI I FUNDIT:

Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë

Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë

Volkswagen ka prodhuar një karrige për zyre që ka motor elektrik, dhe mund të lëvizë me shpejtësi deri në 20 kilometra në orë.

Karrigia elektrike nga Volkswagen, do ta bëjë orarin e punës më atraktiv e do të jetë e pajisur me motor elektrik, drita LED, bori dhe sistemin entertainment e madje edhe me “kukë” për rimorkio, transmeton Telegrafi.


Edhe pse duket si një karrige nga e ardhmja, ajo është dizajnuar për të treguar disa karakteristika interesant që i kanë vetura komerciale nga Volkswagen.

Rrezja e veprimit të karriges me mbushjen e baterisë është 12 kilometra, që do të thotë se përdoruesi i saj mund të vozitet nga njëri takim në tjetrin, pa pasur nevojë të ecë.

Shpejtësia maksimale e saj është 20 kilometra në orë, kështu që nuk do të ketë probleme me vonesa ai ose ajo që do ta përdorë këtë karrige.

Një pjesë e karriges është e pajisur me sistemin infotainment që ofron informacione për karrigen, e aty është edhe kamera e lidhur me sensorë që ka për qëllim të monitorojë lëvizjen e sigurtë mbrapa.

Në Volkswagen i kushtojnë shumë rëndësi sigurisë, për këtë ka edhe rrip të sigurisë. Në pjesën e pasme gjendet edhe “bagazhi”, që mjafton për një laptop apo dokumente të rëndësishme.

Karrigia është e pajisur edhe me “kukë” për rimorkio, nëse nevojitet më shumë hapësirë për bagazh apo ta shëtit ndonjë kolegë.

Kjo karrige nga VW nuk do të shitet por thjesht do të jetë e qasshme për demonstrim në Norvegji. /Telegrafi/