LAJMI I FUNDIT:

Gjashtëvjeçari shpëtoi motrën nga sulmi i një qeni dhe përfundoi me 90 qepje në fytyrën e tij

Gjashtëvjeçari shpëtoi motrën nga sulmi i një qeni dhe përfundoi me 90 qepje në fytyrën e tij

Një djalë gjashtë vjeçar nga Wyoming, SHBA, po konsiderohet si hero nga familja e tij pasi ai mbrojti motrën e tij të vogël nga një sulm i një qeni dhe përfundoi duke pasur nevojë për 90 qepje në fytyrën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë halla e Bridger Walker, Nikki Walker, ajo që ka ndarë detajet e sulmit, përmes një postimi në Instagram.


Ajo shkruajti më 9 korrik se Bridger pa qenin që i afrohej motrës së tij dhe me qëllim qëndronte para saj.

Qeni e sulmoi Bridgerin në vend të saj, duke kafshuar anën e fytyrës dhe kokës së djalit, tha ajo.

“Nipi im është një hero që shpëtoi motrën e tij të vogël nga një qen sulmues. Ai, vetë, mori përsipër sulmin në mënyrë që qeni të mos merrte motrën e tij”, lexohet në krye të postimit në Instagram.

Madje, pavarësisht se u plagos, Nikki tha që Bridger kapi dorën e motrës së tij dhe vrapoi me të “për ta mbajtur të sigurt”.

Postimi në Instagram i Nikki përfshinte fotografi të fëmijëve pas sulmit, me mavijosje dhe qepje të shumta nëpër fytyrën e tij.

Nikki tha se kur ajo e pyeti Bridger-in pse ai i doli përpara qenit, ai i tha asaj: “Nëse dikush do të vdiste, unë mendova se duhet të isha unë”.

Nikki tha që Bridger u trajtua nga një “kirurg plastik i aftë” pas sulmit dhe tani po rimëkëmbet në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori