Një 56-vjeçare e infektuar me COVID-19 është pacientja e parë që i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër. Ekipi i kardiokirurgëve ka bërë të mundur që gjithçka të shkojë mirë.
“Është operacion rutine. Ajo që e bën të veçantë këtë operacion është që është kryer për herë të parë në Shqipëri nga një paciente Covid pozitiv”.
Gruaja është paraqitur në spital me shqetësime të zemrës. Ajo dhe stafi që realizoi ndërhyrjen nuk ishin në dijeni se pacientja ishte e prekur nga koronavirusi, por respektimi i protokolleve ka bërë të mundur që asnjë të mos infektohet prej saj.
“I gjithë stafi mjekësor u testuan dhe dolën negativ për COVID-19. Kjo falë masave që ne marrim sigurisht për çdo pacient që ne operojmë, sepse ne i konsiderojmë të gjithë pacientët sikur të jenë pozitivë dhe mbrojmë veten tonë, por mbrojmë edhe pacientët”.
Kardiokirurgu Veshti na tregon se gruaja është transferuar në Shërbimin Infektiv pas realizimit me sukses të ndërhyrjes.
Ndërsa në Shërbimin e Kardiokirurgjisë, shërbimi ndaj pacientëve nuk është ndërprerë, por mënyra e organizimit është përshtatur me masat anti-covid.
“Aktualisht ne bëjmë dy operacione në ditë, por duke mbajtur një rregull të brendshëm, ku nëpër dhoma njerëzit nuk kanë kontakt të afërt dhe dhomat që kanë qenë dikur, mund të qëndronin me 3-4 pacientë, qëndrojnë 1 apo 2 pacientë. Në dhomat dyshe qëndron vetëm një pacient. Infermierët dhe gjithë stafi është absolutisht me maskë dhe i mbrojtur”.
Ajo çfarë mjekët kërkojnë me ngulm është jo vetëm përdorimi i maskave dhe ruajtja e distancave, por edhe shmangia e grumbullimit të familjarëve të pacientëve në dyert e spitaleve.
56-vjeçarja është një rast i rrallë edhe për vetë mjekët. Këtë të martë ajo ka lënë mjediset e Spitalit Infektiv pasi është shëruar jo vetëm nga zemra, por edhe nga koronavirusi./tvklan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet