LAJMI I FUNDIT:

Butragueno pas shortit: Jemi të bindur se do ta eliminojmë Man Cityn

Butragueno pas shortit: Jemi të bindur se do ta eliminojmë Man Cityn

Drejtuesi i Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur pas hedhjes së shortit për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka hedhur sot (e premte) gjatë ditës shortin për çerekfinales e Ligës së Kampionëve dhe Real Madridi do të mund të ndeshet me fituesin e ndeshjes Juventus-Lyon.


Megjithatë, Mbretërit kanë punë për të bërë pasi do ta luajnë edhe ndeshjen kthyese në Etihad ndaj Manchester Cityt, pasi në Santiago Bernabeu janë mposhtur me rezultat 2-1.

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale
Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale

Për Butraguenon nuk ka shumë dyshime, pasi ai beson se Real Madridi do të arrijë të eliminojë klubin anglez dhe të kalojë në çerekfinale.

“Ne kemi besim të fortë te lojtarët tanë, jemi plotësisht të bindur se ata do të përmbushin pritjet, dhe përpiqemi të kalojmë në raundin tjetër, edhe pse ne do të përballemi me një kundërshtar të fortë si Manchester City”.

“Ata janë një ekip shumë i kompletuar me lojtarë fantastikë dhe do të jetë shumë e vështirë t’i mposhtim ata”.

Nedved pas shortin: Së pari ta eliminojmë Lyonin, Real Madridi dhe Man City mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Nedved pas shortin: Së pari ta eliminojmë Lyonin, Real Madridi dhe Man City mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve

“Por, ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi t’i mposhtim ata dhe të kualifikohemi për çerekfinale”, ka thënë Butragueno.

Ndryshe, ndeshja kthyese mes Mbretërve dhe Qytetarëve do të zhvillohet më 7 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori